TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Mentor Nazarko, në një lidhje direkte nga Prishtina me studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e vlerësoi rezultatin e arritur nga Vetëvendosje si të shkëlqyer, sepse arriti të ruajë votat në kohën kur i kundërvihej SHBA-ve, edhe administratës së kaluar edhe kësaj aktuale.
“Zoti Kurti ka marrë rezultat të shkëlqyer, sepse rezultati i vitit 2021 ishin bashkë me zonjën Osmani.
Rezultati është shumë i mirë për të. Zhvillimi i betejës në një terren jo për qeverisjen reale, sepse të ruash votat në kohën kur Kurti i kundërvihej SHBA-ve dhe të mbash votat të larta, është sukses.
Këto zgjedhje treguan rikthimin e Kosovës së mençur sepse dy figurat e tjera për kryeministra vijnë nga ekonomia, janë udhëheqës jokarizmatikë dhe i dhanë fushatës një aspekt pozitiv.
Kjo fushatë pati edhe praninë e Haradinajt që u vetësakrifikua se foli kundër Kurtit për marrëdhëniet me ndërkombëetarët dhe e bëri më stoicizëm, sepse paralajmëroi pasojat nëse Kurti bëhej sërish kryeministër”.
Kosova bëri zgjedhje të qeta me votë preferenciale”- tha Nazarko.