AKTUALITET, 28 Tetor 2023, 18:32

Rama viziton lagjen e rindërtuar pas tërmetit në Thumanë, shfaqet duke luajtur bilardo

Rama viziton lagjen e rindërtuar pas tërmetit në Thumanë,

Thumana me lagjet e rindërtuara nga themelet, u shndërrua sot në zemrën e eventeve sportive të nxënësve. në kuadër të Lëvizjes Sportive në shkolla, duke u kthyer në model suksesi për t’u ndjekur edhe nga shumë qytete të tjera.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, u mikprit sot nga banorët e Thumanës, të cilët shijuan në këtë fundjavë, jo vetëm mjediset e rregulluara më së miri përreth pallateve, por edhe festën olimpike të organizuar nga të rinjtë e ekipeve sportive të ndryshme.

“Është një mrekulli. Jemi shumë të kënaqur”, u shprehën banorët, teksa shoqëruan kryeministrin, i cili u bë pjesë e mozaikut të eventeve nga sporte të disiplinave të ndryshme. Ndërkohë, Rama  për pak çaste luajti edhe bilardo.