AKTUALITET, 28 Tetor 2023, 16:17

Paralajmërimi i Berishës për padi ndaj deputetit gjerman, reagon nënkryetari i PD: E papranueshme! Na ulin kokën këto sulme

Paralajmërimi i Berishës për padi ndaj deputetit gjerman, reagon

Nënkryetari i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku në një deklaratë për mediat foli për paralajmërimin për padi nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj deputetit gjerman të CDU/CSU, Gunther Krichbaum.

Çollaku u shpreh se Krichbaum është fyer dhe është baltosur për herë të dytë në Shqipëri, këtë herë nga ish-kryeministri, ndërsa shtoi se kjo është e papranueshme dhe se i ul kokën çdo demokrati.

“Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit. Krichbaum është sulmuar, fyer, baltores nga Sali Berisha, dy herë është fyer ai në Tiranë, më parë nga Rama. Krichbaum është mik i PD dhe ka qenë një nga zërat më të fortë të denoncimeve. Kjo për ne është e papranueshme, ne e refuzojmë këtë gjuhë.

CDU/CSU mbetet një partner i jashtëzakonshëm i DP-së. PD është krenare që ka një aleat të tillë. Këto sulme i ulin kokën çdo demokrati. PD mbetet e palëkundur. PD do i ruajë të paanësuar këto marrëdhënie.”, u shpreh Çollaku.