AKTUALITET, 28 Tetor 2023, 14:59

Drejtonte motorin në sens të kundërt, 26-vjeçari nga Himara thyen xhamat e makinës së policisë pasi e ndaluan

Drejtonte motorin në sens të kundërt, 26-vjeçari nga

Një 26-vjeçar është arrestuar në Himarë, pasi ka thyer rregullat e qarkullimit dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

I riu A.H nga Himara mbrëmjen e djeshme është konstatuar drejtuar motomjetin në sens të kundërt dhe pa dokumentacion të rregullt. Gjatë veprimeve procedurale, ka kundërshtuar punonjësit e policisë rrugore dhe ka thyer xhamat e pasmë të automjetit të policisë.

“Në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore të kryera nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 26 vjeç, banues në Himarë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën e Portit, Himarë, është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar motomjetin në sens të kundërt dhe pa dokumentacion të rregullt dhe gjatë shoqërimit për veprime të mëtejshme procedurale, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë si dhe ka thyer xhamat e pasmë të automjetit të Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.