AKTUALITET, 28 Tetor 2023, 12:15

"Tempulli"/ Në kërkim për trafik lëndësh narkotike, arrestohet 31-vjeçari

"Tempulli"/ Në kërkim për trafik lëndësh

Një 31-vjeçar është vënë në pranga në Durrës në kuadër të megaoperacionit policor "Tempulli".

Në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale A.G., i cili ishte në kërkim pasi Prokuroria e Durrësit nxori urdhrin e ndalimit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 31-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale, të kryera në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kapën dhe ndaluan shtetasin A. G., 31 vjeç, banues në Durrës.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës na nxjerrë urdhërin e ndalimit dhe ka shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të metejshme.