TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një letër zyrtare të bërë publike sot, selia blu deklaron se prokurori i SPAK, Arben Kraja nuk ka mbledhur provat tek Bashkia e Tiranës për inceneratorin.
Për sa më sipër, në letrën e drejtuar kreut të SPAK, thuhet se në datën 18 tetor 2023, dy ditë përpara se të zhvillohej takimi pranë Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara me pronarët e inceneratorit të Tiranës, Belind Këlliçi i dërgoi një informacion të detajuar drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.
Letra e plotë:
“Në shkresën të cilën po e bëjmë publike sot, Kelliçi i jep informacion të detajuar Dumanit sesi shtetasit Alberto Presezzi dhe të tjerë, kanë mashtruar në deklarimet e tyre përpara prokurorëve Italianë. Ata kanë gënjyer, për takimet e kryera në disa shtete mes aksionerëve.
Bashkëlidhur asaj shkrese, Këlliçi i vë në dispozicion SPAK-ut shkresën e parë me të cilën ka filluar e gjithë procedura për dhënien e koncesionit për inceneratorin e Tiranës, shkresë që prokurori i dosjes, Arben Kraja nuk e ka gjetur në Ministrinë e Mjedisit dhe as nuk është munduar ta kërkojë në Bashkinë e Tiranës.
Këlliçi informoi Dumanin, duke i vënë në dispozicion dhe komunikim shkresor midis ministrit, Lefter Koka dhe Arben Ahmetaj, ku Koka garanton Ministrinë e Financave që kompania do të investojë me kapital aksioner 100.5 milionë euro pasi njëri nga investitorët ishte Paul Ëurth Italia.
E vërteta qëndron ndryshe, pasi kompania e huaj është përdorur thjesht si “presta nome” pasi është larguar si aksioner pa u mbyllur viti 2017.
Për më gjate sot po ju vendosim në dispozicion shkresën.
Theksohet pika që bashkëpuntorët e këtyre janë njerëz nën hetim dhe në Shqipëri, si të lidhur me NDRANGHETA-n. Ish-deputeti Belind Këlliçi kërkon urgjent anulimin e kësaj kontrate.






