AKTUALITET, 8 Dhjetor 2022, 10:39

Rama vizitë në Azerbajxhan, takohet me Presidentin Aliyev, ja për çfarë diskutuan

Rama vizitë në Azerbajxhan, takohet me Presidentin Aliyev, ja për

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Azerbajxhan, ku ka zhvilluar një takim me presidentin Ilham Aliyev.

Rama shihet i shoqëruar nga zv.kryeministrja, njëherazi ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, si dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Kreu i qeverishë shkruan se me presidentin Aliyev u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi si dhe e ka falenderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë.

“Me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi, si edhe për ta falenderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë” shkruan Rama në postimin e tij.