AKTUALITET, 8 Dhjetor 2022, 09:52

Dita Kombëtare e Rinisë, ambasada e SHBA: Jemi në krahun tuaj drejt rrugës evropiane

Dita Kombëtare e Rinisë, ambasada e SHBA: Jemi në krahun tuaj

Në Ditën kombëtare të Rinisë, ambasada amerikane në Tiranë, teksa ka kujtuar 8 dhjetorin e 32 viteve më parë, shprehet me nderim për “guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre”.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada amerikane jep mesazhin se të rinjtë sot “vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Postimi i plotë:

Sot, Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë protagonistë të një momenti shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.

Më 8 dhjetor, ne nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre.

Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.