TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka kaluar pasditen e kësaj të mërkure duke zhvilluar takime me qytetarët e Njësisë 5 në kryeqytet.
Në pamjet e ndara në rrjete sociale, Meta shihet teksa zhvillon takime miqësore me qytetarët dhe pronarët e disa bizneseve të vogla.
Në mbishkrimin e videos Meta shkruan se Partia e Lirisë është garanci për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe për tu zgjidhur shqetësimet e tyre.
Një pasdite me banorët e Njësisë Nr.5 në Tiranë për të folur sy më sy dhe dëgjuar nga pranë shqetësimet e tyre.
Llogaridhënia dhe shërbimi me përulësi do të na udhëheqin në çdo vendimmarrje në shërbim të komunitetit.
Partia e Lirisë, garanci për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe për tu zgjidhur shqetësimet e tyre!