AKTUALITET, 9 Maj 2023, 18:20

Dyshohet se blinte vota në favor të kandidatit Agron Kapllanaj në Mallakastër, një grua shoqërohet në polici

Dyshohet se blinte vota në favor të kandidatit Agron Kapllanaj në

Policia e Fierit ka shoqëruar një polici një grua, pasi  dyshohet për blerje votash në favor të kandidatit të Partisë Demokratike për Mallakastrën, Agron Kapllanaj.

Denoncimi në fjalë është bërë përmes rrjeteve sociale, ku qarkulloi edhe një video ku ‘kapej mat’ gruaja me inicialet D.D.

Pas shoqërimit në komisariat dhe sekuestrimit të celularit, nuk ka pasur asgjë të dyshimtë. Ndërkohë, nga policia e Fierit nuk ka ende një njoftim zyrtar.