AKTUALITET, 9 Maj 2023, 16:17

Burri i vrau vajzën dhe e plagosi me thikë/ “Prej një viti kishim kamera në shtëpi”, gruaja bën deklaratën e fortë: E ngacmonte se**ualisht

Burri i vrau vajzën dhe e plagosi me thikë/ “Prej një viti

Tefta Malaj, e cila u plagos pak ditë më parë nga bashkëshorti i saj, ndërkohë që ai vrau me thikë vajzën e tyre, ka bërë një deklaratë të rëndë.

Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, nga shtrati i spitalit, 39-vjeçarja tha se burri i saj, Taulanti, e kishte ngacmuar seksualisht vajzën. Këto episode sipas saj kanë ndodhur dy vite më parë. Ajo tha se për këtë arsye kishin vendosur kamera në shtëpi para 1 viti.

“Gjithçka kundërshtoj (Për akuzat e burrit se ajo e tradhtonte). Gjithçka. Ai është një monstër, që para dy vitesh. Do e kishte bërë që para dy vitesh. Ai do kishte vrarë veten para dy vitesh, me atë që bëri. Ai e mendoi të vriste veten, se kështu s’ja mban. Atë që bëri ai dy vite më parë... E ka ngacmuar vajzën. Nuk ndodhi një herë apo dy herë. E ka ngacmuar. E ka prekur e ka bërë. Nuk e denoncova.”, tha ajo.