TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka shpërndarë disa foto në profilin e tij në rrjetin social facebook, ku shkruan: "Në gatishmëri kudo, pa ndërprerje 24 orë në terrenet e vështirësuara".
Janë foto nga e gjithë Shqipëria, ku ekipet e emergjencës dhe drejtoritë përkatëse janë në terren, duke i ardhur në ndihmë komunitetit dhe duke u përballur me motin e vështirë.
"Është rritur intensiteti i reshjeve të shiut në juglindje të vendit, ndërsa në orët e para të mëngjesit shiu ka pushuar në veri.
Reshje dëbore ka pasur në Bogë-Theth dhe Qafë Mali-Fierzë.
Akset që kanë pasur probleme të rrugës:
Në Rajonin Verior
Bajram Curri-Valbonë
Dushaj-Lekbibaj
Sopot-Kam
Qafe Mali-Fierze
Ura e Fanit
Rëshen-Shpal
Shpal-Fushë Arrëz
Hani i Hotit-Dogana Vermosh
Sevaster-Kalivaç
Kukes-Shishtavec.
Shpal-K/Hadroj.
Kukes-Krume
Skuraj-Burrel
Peshkopi-Vasije
Në Rajonin Jugor
Lazart
Kardhiq-Delvinë
Lekël-Këlcyrë
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore." - shkruan Rama.