TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Procesi i nisur në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike, aksion që e quan ‘Rilindja urbane 2.0’, kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se nuk është një sulm veror, por një proces konstant që do të shoqërojë mandatin e katërt.
“Rilindja urbane 2.0 është program që do të vazhdojë 4 vjet dhe ky proces do të jetë konstant. Nuk është aksion apo sulm veror. Dhe ata që thonë se pse nuk e lije dot për në dimër, jo nuk e linim dot në dimër. Jo se kishim turistë nëpër këmbë, çështja e turistëve lidhet me dy apo tre gjera të tjera për të cilat do të llafosemi në shtator, duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon fare strategjikisht, por vetëm ‘kap ca të kapësh sot', dhe po i bën gropën vetes nesër, pasi ato investime që po bën nuk do t’i shlyejë nëse sot vendos cmime të cilat do të hapin me shumë shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjt në Shqipëri. Do të flasim edhe për plazhet, kur kemi bërë hap këtë vit, por të pamjaftueshem. Do të marrim masa radikale edhe për plazhet, por ama shkundja e bashkive sot është domosdoshmëri dhe që pushteti vendor të ngrihet në një moment tjetër.”, u shpreh Rama.
Arsyen e lidh jo vetëm me rrugën drejt Bashkimin Evropian duke thënë se një rregullore e re kombëtare është gati për të vendosur pikat mbi i për menaxhimin e hapësirës së përbashkët.
"Bëhet fjalë për ndërtime të cmontueshme dhe ka mirëkuptim të madh dhe po i cmontojnë. Ka edhe raste kur kjo nuk ndodh. Ky nuk është sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës, po përgatisim një rregullore kombëtare që do të vendosë qartë kufijtë dhe do të japë qartë hapësirat e lirisë për. Do të ketë të gjithë hapësirën edhe për njësitë tregtare por pa kaëpërcyer kufirin që është i komunitetit. Në fund kam edhe elementin e teknologjisë. Shqipëria ka bërë progress të jashtëzakonshëm dhe para pak ditësh, një nga institutet më prestigjioze në botë të qeverisjes, të matjes së parametrave të qeverisjes, e përcaktoi Shqipërinë si një nga yjet në ngjitje të hapësirës evropiane së bashku me 4 vende të tjera për reformat dhe transformimin. Shqipëria është dicka krejt tjetër, e tregojnë shumë gjëra. Teknologjia do të na ndihmojë në këtë fazë, që sic kemi kaluar te faza ku të gjithë ngrini llaç e ngrinin mure, kalojmë te faza që s'do të ketë më. Teknologjia do të na çlirojë nga ky fenomen duke e reduktuar në maksimum.", tha Rama.
Rama paralajmëroi reformim të strukturave të kontrollit të territorit.
"IMT e bashkive do të reformohen, do të ndryshojë struktura. Dhe kush ka drejtuar IMT nuk do të jetë më drejtor IMT dhe kjo po ndodh. Nuk janë për t’u futur të gjithë në një thes, por gjëja që është më e rëndësishme është që burgu është një adresë ku përcillet robi me prova e fakte, nga drejtësia dhe jo nga FB e qeveria.", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur ndjekësve, paralajmëroi gjithashtu një “shkundje” edhe të strukturave të kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policitë bashkiake.
“Ashtu siç ka pasur një përshkallëzim të valës së lëvizjeve me drejtuesit nëpër bashkitë e qyteteve të mëdha ku ka nevojë për një shkundje për të kaluar në një nivel tjetër, do të ketë shtrirje të kësaj vale në strukturat e kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policite bashkiake dhe strukturat e planifikimit dhe zhvillimit urban. Por do të jetë teknologjia që do të vendoset në qendër. Tanimë e kemi të ngritur thuajse plotësisht të gjithë bazën e të gjithë vizuale mbi territorin e qyteteve të mëdha që janë afektohen nga ndërtimet e paligjshme”, u shpreh Rama.
Ai paralajmëroi gjithashtu edhe industrinë e turizmit, duke thënë se do të flasë në shtator, dhe duke paralajmëruar masa drastike edhe për plazhet. Sipas kreut të qeverisë një pjesë e kësaj industrie nuk po mendon strategjikisht dhe se po mendon vetëm për sot “kap ça të kapësh”.
“Jo se kishim turistë nëpër këmbë, çështja e turistëve lidhet me dy apo tre gjera të tjera për të cilat do të llafosemi në shtator, duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon fare strategjikisht, por vetëm ‘kap ca të kapësh sot', dhe po i bën gropën vetes nesër, pasi ato investime që po bën nuk do t’i shlyejë nëse sot vendos cmime të cilat do të hapin me shumë shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjt në Shqipëri. Do të flasim edhe për plazhet, kur kemi bërë hap këtë vit, por të pamjaftueshem. Do të marrim masa radikale edhe për plazhet, por ama shkundja e bashkive sot është domosdoshmëri dhe që pushteti vendor të ngrihet në një moment tjetër.”, u shpreh Rama.