AKTUALITET, 15 Mars 2022, 14:26

Rama: Pas bordit për naftën, do të krijojmë Komitet Teknik për çmimet bazë

Rama: Pas bordit për naftën, do të krijojmë Komitet Teknik

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka paralajmëruar ngritjen e një Komiteti Teknik për çmimet bazë.

Sipas Ramës kjo do ndodhë për shkak që distributorët të mos shkojnë në skajet e mbijetesës pasi kjo mund të sjellë edhe bllokimin e furnizimit.

“Çmimet e tjera do të fillojnë të balancohen me shpresë. Për çmimet bazë po krijojmë në task-forcë, po krijojmë një komitet teknik.

Siç bëmë me pandeminë, që edhe këto teoritë e ekonomisë së tregut mund të sjellin probleme. Mund të komprometosh furnizimin. Në gjendje lufte dhe do të futemi në një mënyrë ose një tjetër, se ndodh.

Dhe duke shtrënguar atë që bën distributor mund ta çosh në bllokim. E tendenca është ta ulësh ta çosh në cep, por mund ta bllokosh zinxhirin.” tha Rama.

Këtë Rama e ka deklaruar gjatë një konferencë me bizneset e vogla, në një kohë ku është krijuar edhe një bord për të vendosur çmimin e naftës për shkak të krizës së ardhur nga lufta.