TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk kishte asnjë dyshim, në këto kushte, Armand Duka zgjidhet presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Duka siguron një mandat të gjashtë në krye të FSHF pas një procesi të kontestuar fuqishëm nga kandidati tjetër Dritan Shakohoxha i cili nuk ishte i pranishëm në këtë Asamble duke e konsideruar jo ligjore, jo statusore dhe fals.
Duka kishte përballë në këtë zgjedhje dy rivalë, Shakohoxhën dhe trajnerin e mirënjohur Sulejman Starova.
Duka u shpall fitues me 37 vota, 2 dolën të pavlefshme ndërsa 4 vota shkuan për Starovën Të pranishëm në këtë Asamble ishin 43 delegatë me të drejtë vote nga 55 në total.
Duka u shpall fitues që në raundin e parë teksa siguroi shumicën e votave.
