AKTUALITET, 15 Mars 2022, 14:15

Studentët e Universitetit Bujqësor do të nisin sot protestën në orën 16:30

Studentët e Universitetit Bujqësor do të nisin sot protestën

Protestat duket se nuk kanë të ndalur. Gjatë paradites së sotme ishin studentët e shkenaceve sociale dhe ata të shkencave të natyrës që shprehen revoltën e tyre për rritjen stratosferike të të gjithë çmimeve në vend.

Ndërkohë që për sot pasdite është programuar një protestë tjetër.

Kësaj here janë studentët e Universitetit Bujqësor në Kamëz të cilët do të mblidhen në orën 16.30 tek “Zogu i Zi” e më pas do të marshojnë në drejtim të kryeministrisë.

Studentët e Universitetit Bujqësor do të nisin sot protestën