AKTUALITET, 15 Mars 2022, 13:22

Deputetët demokratë kërkojnë interpelancë me Ramën për rritjen e çmimeve

Deputetët demokratë kërkojnë interpelancë me Ramën

Deputetët demokratë të Rithemelimit kanë bërë një kërkesë në Kuvend, për një interpelancë me Edi Ramën.

Interpelanca ka në qendër, situatën e rëndë ku është përfshirë vendi për shkak të rritjes së çmimeve.

Deputetët demokratë, duan të dinë si është gjendja e rezervave të shtetit, për të siguruar mbarëvajtjen e tregut dhe rezervat e naftës.

Deputetët kërkojnë që interpelanca të zhvillohet që në seancën e parë të radhës.

Deputetët demokratë kërkojnë interpelancë me Ramën