TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka falënderuar anëtarët e FSHF-së që e rizgjodhën në kreun e kësaj organizate pas votimeve të sotme.
Por fjalimi i tij përshëndetës i drejtohej më shumë kritikave dhe akuzave që janë bërë ndaj tij për mënyrën se si ka drejtuar këtë institucion.
“Jam vërtet i emocionuar dhe në të njëjtën kohë i obliguar për këtë votëbesim nga ana juaj. Padyshim që secili nga ju, përveç votës e ka një vërejtje për mua.
Por edhe ata që nuk janë në këtë sallë. Të gjitha këto vërejtje i kam dëgjuar dhe do të vazhdoj t’i dëgjoj, do të mundohemi t’i korrigjojmë gjatë këtij katërvjeçari.
Ju falënderoj përzemërsisht për mbështetjen dhe ju garantoj se do të jem në shërbimin tuaj gjatë katër viteve të ardhshme”, tha Duka.