AKTUALITET, 8 Nëntor 2023, 21:42

Pse e pranuat kërkesën për ta ndihmuar Italinë me refugjatët? Ja si përgjigjet Rama

Pse e pranuat kërkesën për ta ndihmuar Italinë me

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane ‘La Repubblica’, për të folur mbi marrëveshjen e arritur së fundmi mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve.

I pyetur nga gazetari, se cili është interesi i Shqipërisë në këtë pakt, Rama zgjodhi të përgjigjej me pyetje.

Edi Rama: Unë përgjigjem me një pyetje retorike.

“Kush ishte interesi i Italisë që të na pranonte ne në momentin kur ne ia mbathnim nga ferri kur ra regjimi komunist. Ku ishte interesi i Italisë që ka qenë një ndihmë e madhe këtu në Shqipëri.

Ose kur çoi skuadrën e saj për të shpëtuar jetë kur ndodhi tërmeti i para disa viteve këtu.

Për ne, Italia është speciale, nuk ka një interes direkt, nga pikëpamja materiale, nuk përfitojmë asgjë, ne i japim disponibilitetin territorial dhe Italia merret me gjithë procedurat operacionale”, u shpreh ai.

Rama theksoi se kërkesa për të pritur emigrantët i është bërë edhe nga vende të tjera të Bashkimit Evropian, por Shqipëria i ka refuzuar ato gjithnjë.

Edi Rama: Gjatë këtyre viteve ne kemi patur kërkesa të tilla edhe nga vende të tjera europiane, por kemi thënë gjithmonë jo.

Gazetari: Nga Franca, Spanja, Gjermania?

Edi Rama: Nuk po përmend asnjë, sepse nuk do ishte e drejtë.