TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se Shqipëria është një mike e mirë e Ukrainës, duke vlerësuar çdo mbështetje të dhënë nga vendi jonë.
Në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasanin, Kuleba tha se Rusia të mbahet përgjegjëse për krime të agresionit dhe krimet e luftës.
Ai më tej zbardhi edhe diskutimet që pati me ministrin Igli Hasani.
“Sot informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dron e raketa të Rusisë. Është e rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës.
Shqipëria dhe Ukraina janë vende europiane ramë dakord të vazhdojmë bashkërendimin. I uroj Shqipërisë një integrim sa më të shpejtë në BE, që vendi juaj e meriton dhe me kaq shumë të drejtë. Shqipëria është partnere e rëndësishme si anëtare e NATO.
Ndaj kemi diskutuar përgatitjet për samitin e NATO-s në Uashington dhe vlerësova gatishmërinë e ministrit Igli Hasani për të bashkërenduar e ndihmuar në këto përgatitje për këtë mbledhje të rëndësishme. Pritshmëritë tona janë që mes të tjerave një prej rezultateve të Samitit të Uashington do të jetë një hap më përpara drejt anëtarësimit të Ukrainës, që më në fund do ta bëjë këtë pjesë të Evropës më të sigurtë por do të rrisë edhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor
Vlerësojmë bashkëpunimin tonë me vlerë në kuadër të organizatave ndërkombëtare”, tha Kuleba.
Në mbyllje të fjalës ministri Kuleba foli shqip teksa u shpreh “Faleminderit shumë të dashur miq”, ndërsa theksoi: “Shpresoj se do të kuptoni nëse bëj ndonjë gabim.”