TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë më parë, vetëm një orë pas ngjarjes së rëndë në Kosovë, ku një polic u vra dhe një tjetër u plagos nga një grup terrorist, kryeministri Rama, në reagimin e tij, kërkoi që të organizohet sa më shpejt një konferencë paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.
Diplomati Flamur Gashi tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se kjo është e njëjtë me kërkesën e Serbisë dhe Rusisë prej 10 vitesh, që do ta kthente gjithçka mbrapa, për të diskutuar për statusin e Kosovës dhe është e dhimbshme që kryeministri ynë të planifikojë konferencë paqeje që i shkon për shtat kërkesës së Putin dhe Vuciç.
“Më ka bërë përshtypje edhe në aspektin diplomatik të Ramës për një konferencë të paqes.
Kërkesa e Serbisë dhe Rusisë prej 10 vitesh është konferencë paqeje për Kosovën, që do ta kthente gjithçka mbrapa, për të diskutuar për statusin e Kosovës.
Në variantin më të mirë do të doja të mendoja që zoti Rama nuk është këshilluar as me këshilltarët e tij.
Është e dhimbshme që kryeministri ynë të planifikojë konferencë paqeje që i shkon për shtat kërkesës së Putin dhe Vuciç”-tha Gashi.