AKTUALITET, 17 Nëntor 2024, 16:13

Ngjarje e rëndë në Konispol, 33-vjeçari gjendet i vdekur në makinën e tij

Ngjarje e rëndë në Konispol, 33-vjeçari gjendet i vdekur

Një 33-vjecar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij, në afërsi të fshatit Vrinë te Bashkisë Konispol.

Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, është gjetur i vdekur në automjetin e tij të aksidentuar në aksin Vrinë-Butrint.

Ai dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar duke rënë në kanal mbrëmjen e djeshme, pasi prej atëherë nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve të tij. Makina e aksidentuar bashkë me trupin e 33-vjecarit është gjetur nga një bari i zonës.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë. Viktima ishte prind i një fëmije, ndërsa ishte edhe vetë djalë i vetëm i familjes.

"Seksioni i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë referoi materiale në Prokurori për dy ngjarje aksidentale:

Më datë 16.11.2024, në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”, në vendin e quajtur “Kolektori i Butrintit”, shtetasi K. K., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Suzuki, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke rënë në kolektorin e ujit, ku si pasojë ka humbur jetën"- njoftoi policia.