AKTUALITET, 17 Nëntor 2024, 17:53

Takimi në Londër me diasporën, Floriana Garo: Me përkrahjen tuaj PD do të vijë në pushtet me mision për t'u siguruar shqiptarëve një jetesë dinjitoze në vendin e tyre

Takimi në Londër me diasporën, Floriana Garo: Me përkrahjen

Gjatë takimit me diasporë shqiptare në Britaninë e Madhe, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka mbajtur fjalën e saj në takim, ku edhe ka kujtuar kohë që edhe vetë ka qenë pjesë e diasporës.

Garo theksoi ndër të tjera se PD kërkon votën e diasporës për t’i mundësuar Shqipërisë rikthimin e bijve të saj në atdhe.

Fjala e Garos

Të dashur bashkeatdhetare, demokrate te pranishem! I nderuari kryetari i PD Sali Berisha, i nderuar Kryetari i Deges Shkelzen Rustemaj, i nderuari moderator i takimit Daniel Nikolla, Drejtor i Komunikimit te PD Alfred Lela, kryetar i FRPD Besart Xhaferri, te dashur teleshikues qe na ndiqni live, te dashur miq!

Eshte nje enderr qe kthehet ne realitet te gjendem mes atdhetaresh shqiptare ketu ne Londer. Njerez te idealeve plot guxim, ndershmeri dhe dinjitet.

Faleminderit per kete mikpritje, faleminderit qe moret kohen tuaj per te marre pjese ne kete takim te pare te Partise Demokratike me Diasporen Shqiptare.

Une jam Floriana Garo, anetare e kryesise dhe zedhenesja e Partise Demokratike. Njesoj si ju, edhe une kam jetuar plot 12 vite te jetes time ne Diaspore.

8 vite ne Amerike ku edhe jam shkolluar dhe 4 vite ne Zvicer ku kam lindur femijet e mi. Bashkeshorti im pas 27 viteve ne Zvicer vendosi te kthehej bashke me mua dhe me femijet tane ne Shqiperi.

Une gjithmone e kam ditur qe do te rikthehesha ne atdhe sepse toka jone me ka therritur gjithmone. Perhere jam ndjere me e lumtur ne Shqiperi e ashtu si ju, vazhdimisht kam dashur te kontriobuoj me sa kam patur mundesi per vendin tone.

Ne jemi te djathte, me besim ne familje, ne zot e ne komb. Te gjithe jemi shqiptare e te gjithe duam me te miren per Shqiperine tone. Jam e bindur se ju jeni integruar me se miri e se Britania e Madhe ju ka dhene plot mundesi per te cilat ndiheni mirenjohes, por te gjithe ne nje menyre ose ne nje tjeter, mendojme si te kontribuojme per Shqiperine tone.

Nje vend me pasuri natyrore perrallore, me tradita e kulture, me kulinari te jashtezakonshme, me gjalleri dhe jete. Shqiperia jone e zemres qe ne 10 vitet e fundit eshte kthyer ne nje parajse per te huajt dhe vizitoret e nje mallkim per shqiptaret.

Pavaresisht fasadave dhe propagandes, keq-qeverisja e Edi Rames keto 11 vite ka larguar mbi 1 milion Shqiptare.

Me pare largoheshin te rinj, tani po ikin shtresa e mesme dhe familje te tera.

Nje jete dinjitoze nuk eshte e mundur per ta…

Ju e ndjeni kete ndryshim, ju e dini sa e veshtire eshte jetesa ne Shqiperi pa te ardhura, pa mundesi, e pa pune. Nje pjese e juaja jam e bindur qe jane larguar pikerisht nga kjo pamundesi e pasiguri per te ardhmen. Ndryshe kush do donte ti linte pas familjaret e te dashurit e zemres? Kujt nuk i mungon dielli, ushqimi dhe deti i mrekullueshem i Shqiperise?

Jam e bindur se nje pjese prej jush mendon te kthehet nje dite… nje dite kur Shqiperia te ofroje cdo shprese dhe mundesi per nje te ardhme me te mire.

Pikerisht kete synojme ne te arrijme si Parti Demokratike. Me perkrahjen tuaj e besimin tuaj te vijme ne pushtet e ti sigurojme nje jetese dinjitoze shtetasve tane.

Kryetari i Partise Prof Dr Sali Berisha ka deklaruar tashme me ardhjen e demokrateve ne pushtet, nje minimum jetik per Shqiptaret, Rroga e pensione me te larta, nje buxhet dyfish me te larte per shendetësine e per arsimin, me shume siguri per jeten e per te ardhmen.

Dhe nje gje mund ta them me plot goje, Sali Berisha eshte nje burre qe e mban fjalen. Qe pavaresisht luftes se ashper qe i eshte bere nga faktore kombetare e nderkombetare, i izoluar ne arrest shtepie pa asnje fakt, prove e dokument, ai arriti ta ktheje Opoziten ne me te forte e me te vertete.

E ai kur zotohet qe me PD ne pushtet ta permiresojme jetesen ne Shqiperi per te gjithe Shqiptaret, pikerisht kete do bejme deri sa ta arrijme.

Si eshte e mundur kjo? Vetem duke ndalur vjedhjen qe i behet cdo dite qytetareve nga Edi Rama dhe qeveria e tij e pangopur. Ku kryeministri ka gjysem e bashkepunetoreve te tij ne burg dhe vete nuk mban asnje pergjegjesi.

Miq, se bashku ne mund ta ndryshojme kete.

Takimet tona ne Diaspore do te sherbejne edhe per te perpiluar nje program te perbashket per Diasporen,e cila per here te pare ne keto zgjedhje do te kete mundesi te votoje,  por ja nje ide… kush nga ju nuk do te donte kampe verore ne Shqiperi per femijet tuaj, te mundesuar nga qeveria jone, qe femijet tuaj tashme te integruar ne Britanine e madhe e kudo tjeter ne diaspore, te mesojne me mire Shqipen, te vizitojne vendet me te bukura Shqiptare; Te njohin me mire kulturen e traditen tone, te krijojne miqesi te reja e te verteta.

Te krijojne nje lidhje me te forte me atdheun qe asnjehere te mos mund te zhbehet dot.

Te dashur bashkeatdhetare, nje ere e re po fryn per boten me rikthimin e te djathtes ne Shtetet e Bashkuara. Ta mundesojme kete ndryshim edhe ne Shqiperi sa me shpejt!

Kemi nevoje per angazhimin tuaj, per besimin dhe voten tuaj, te familjareve e miqve tuaj.

Kemi nevoje per nje rikthim te vlerave te verteta, per nje Shqiperi me te mire e me te denje per te gjithe shqiptaret.

Ne kemi nevoje per ju, per perkrahjen dhe besimin tuaj tek Partia Demokratike qe ta kthejme serish Shqiperine ne shinat e duhura. Per njerezit tuaj te dashur, e per te gjithe shqiptaret.