TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Salvador Kaçaj ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme.
Ish-kryekomunari i Shëngjinit është thirrur nga institucioni i akuzës për t'u pyetur në lidhje me ngjarje që ka dijeni, ose rrethana të tjera.
Informacionet janë ende të rezervuara, teksa ish-kryekomunari opozitar shihet në këto pamje duke hyrë në SPAK mëngjesin e sotëm.
Salvador Kaçaj ka denoncuar në mars të vitit të kaluar një atentat ndaj tij në policinë vendore të Lezhës, ku theksonte se dy persona i zunë rrugën me automjet, ndërsa njëri prej tyre ishte i armatosur me pistoletë.
Por nuk dihet nëse vajtja në organin e akuzës lidhet me këtë ngjarje.