TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hetimi për vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar Artur Bashimi, krim i ndodhur më 18 gusht në Agios Panteleimonas, ka çuar në arrestimin e një të riu grek.
27-vjeçari, përdorues droge, ka deklaruar pas arrestimit se mori përsipër të ekzekutonte shqiptarin për një shumë prej 15.000 euro.
I riu grek ka dëshuar se nuk e njeh personin që “urdhëroi” ekzekutimin, as arsyet pse donte ta eleminonte shqiptarin, megjithatë shtoi se porosia për eliminimin e tij u dha nga brenda burgjeve.
Krimi ndodhi në orën 21:25 të mbrëmjes së 18 gushtit në kryqëzimin e rrugëve Michael Voda dhe Rodou në Athinë.
Në atë kohë, autori i krimit, i cili po ngiste një motor, iu afrua dhe qëlloi viktimën. Gjatë autopsisë së kryer në vendin e ngjarjes, u gjetën një fishek arme zjarri dhe një gëzhojë, ndërsa gjatë autopsisë së trupit u zbulua “hemotoraks, lëndime në gjoks nga një plumb arme zjarri”.