AKTUALITET, 2 Shtator 2025, 21:02

Netanyahu: Po punojmë për të mposhtur Hamasin. Ajo çka nisi në Gaza duhet të përfundojë në Gaza

Netanyahu: Po punojmë për të mposhtur Hamasin. Ajo çka

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, deklaroi se vendi po hyn në “fazën vendimtare” të luftës kundër Hamasit, ndërsa përgatitjet ushtarake për marrjen nën kontroll të Rripit të Gazës intensifikohen. Në një mesazh të tij, ai theksoi vendosmërinë e qeverisë për të mundur Hamasin dhe përmendi fitoret strategjike të Izraelit kundër aleancës iraniane.

“Po punojmë për të mposhtur Hamasin,” tha Netanjahu. “Por gjatë kësaj rrugëtimi kemi arritur mrekulli. Kemi thyer boshtin iranian, në Gazë, në Liban me Hezbolahun, me regjimin e Asadit që ka rënë, me vetë Iranin që na kërcënonte ekzistencialisht dhe kërcënimet i larguam së bashku, dhe tani me Huthit.”

“Por gjithçka që nisi në Gazë, duhet të përfundojë në Gazë,” shtoi ai.

Kryeministri izraelit theksoi se qeveria e tij ka marrë “vendime shumë të vështira” gjatë gjithë luftës, të cilave askush nuk besonte se mund t’u jepeshin zbatim, por që u realizuan falë mbështetjes së ushtarëve izraelitë.

“Ju na dhatë forcën për të çuar Izraelin drejt fitores totale,” tha ai.

“Tani jemi përballë fazës së vendimit. Besoj tek ju, ju besoj, dhe e gjithë kombi ju mbështet,” përfundoi Netanjahu, ndërsa mijëra rezervistë janë thirrur në shërbim për të marrë pjesë në fazën kritike të operacionit.