TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një investigim ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit ka zbuluar se si një ish-funksionar i shërbimit sekret posedonte të dhëna të klasifikuara, të cilat i ka kopjuar, por kjo është e ndaluar t’i mbante jashtë detyrës.
Të dhënat e klasifikuara që prokurori i çështjes i ka grupuar si “minitims” janë të dhëna mbi automjetet dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008. Për këtë arsye veç akuzës së mbajtjes pa leje të municionit Aleksandër Shulla është dorëzuar i akuzuar në gjykatë edhe për krimin e tregtimit të sekretit shtetëror nga personi që është i besuar nga autoritetet.
Në dosjen që TCH disponon përmendet se ish-drejtorit të SHISH ju gjet gjatë një kontrolli rutinë një usb me materiale që janë në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, kur ai nuk ushtronte detyrën e punonjësit të Shish përbën shkelje të informacionit të klasifikuar.
Materialet sekret shtetëror të konstatuara shtohet më tej në fashikull ndalohet për tu kopjuar dhe për tu shumëfishuar dhe janë të klasifikuara “sekret” duke qenë se administrohen në SHISH në kopje të vetme.
Siç rezulton nga hetimi dhe këqyrja e usb më datë 4 mars 2025, në folderin “kontrollo” veç regjistrit themeltar të gjendjes civile i vitit 2008, në një folder tjetër janë konstatuar edhe të dhëna minitims, të kategorizuara si të dhëna për policinë kriminale të tetorit 2008 dhe departamentit të hetimit kundër krimeve të rënda dhe database për automjetet.
Kjo çështje është dorëzuar në gjykatë dhe si I pandehur është edhe djali i ish-drejtorit të SHISH, Pandeli Shulla, i akuzuar për lojërat e fatit mbasi gjatë 2023 ju sekuestruan 6 kompjuterë që përdoreshin për lojëra online.
Nga këqyrjet e kryera në dosje prokurori Eni Shulla, rendit veprimet hetimore, mes tyre edhe bisedat në telefon për organizimin e lojërave si është një bisede ku i riu thotë: Duhet pak korrupsion në familje.
Në dosjen që ka në dorë prokuroria, janë zbardhur edhe bisedat e djalit të drejtorit të SHISH, Pandeli Shulla, i cili në një komunikim me një person tjetër për lojërat e fatit, thotë “Ka lëvizje nga bixhozi”, “për bizhozi shqiptarët”-ia kthen personi tjetër, ndërsa Shulla i thotë “bixhoz dhe drogë”.
Në një bisedë tjetër, Paneli Shulla thotë “punon plaku në SHIK, është drejtor jo në terren”-referuar të atit të tij.
Bashkëbiseduesi i thotë, prandaj mban lokal me lojëra fati ti, dhe Pandeli Shulla ia kthen “Po pse ça e di ti duhet një çik korrupsion brenda familjes”.
Aleksandër Shulla akuzohet gjithashtu për mbajtjen pa leje të municioneve luftarake, ndërsa djali i tij, Pandeli Shulla akuzohet për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.