TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidatja për deputete e PD-së, Ilda Zhulali, ishte e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për fushatën që ajo dhe koalicioni ASHM po bëjnë në Tiranë.
Zhulali tha se PD, ndryshe nga kundërshtari, ka program të qartë që ofron zgjidhje për qytetarët, për ekonominë dhe biznesin. Ajo deklaroi se ndryshe nga Rama, PD ka një fushatë optimiste.
"Ka një dallim shumë të madh mes fushatave. Ne e kemi tërhequr Edi Ramën te fushata jonë. Ne kemi dalë me një program, diferenca është që kur unë e nisa fushatën duke takuar njerëzit në rrugë, pyesja a kishin dëgjuar për programin tonë, thoshin jo dhe pyesinin. Sot shoh që shumë e dinë programin tonë, është i thjeshtë, i flet ekonomisë familjare, biznesit...
Ne kemi program të qartë, që është mirëpritur dhe kuptuar nga të gjithë ata që kam takuar, mendojnë se është zgjidhja e duhur për Shqipërisë.
E dyta, mendoj se ka një diferencë të madhe në frymë mes dy fushatave. Kemi fushatë, që jo vetëm ka program të mirë, por frymë të mirë dhe pozitive, optimiste. Rama ka fushatë depresive, përbuzëse dhe tallëse. Nuk ka bilanc, nuk mban asnjë përgjegjësi për qeverisjen, shkatërrimin e institucioneve, zëre se nuk ka më institucione fare. Asgjë nuk funksionon. Asnjë institucion nuk mban era shtet. Nga momenti në moment, çdo gjë duket se do të bjerë.
Siç e kemi konstatuar të gjithë, Shqipëria është shpopulluar, e dallon dhe e ndesh në rrugë, janë më së shumti të moshuar, ka gjithmonë e më pak të rinj.
Shoh një mirëpritje nga njerëzit kur i takoj", tha Zhulali.
E pyetur se përse Edi Rama fiton vazhdimisht zgjedhjet, ajo tha se Rama nuk fiton por vjedh.
"Qytetarët nuk thonë se do ti fitojë Rama zgjedhjet, por kanë frikë se Rama i vjedh sërish zgjedhjet. Ne kemi qenë dëshmitarë, nuk është vetëm pretendim i opozitës, është dokumentuar, ka dosje në prokurori, kanë rënë njerëzit në përgjime, zyrtarët më të lartë të qeverisë. Vjedhja e zgjedhjeve është e dokumentuar. Ajo që ka ndodhur, faktori ndërkombëtar i ka mbyllur sytë para kësaj", deklaroi Zhulali.
