AKTUALITET, 1 Maj 2025, 21:49

Lobimi në SHBA, kandidati i “Lëvizja Bashkë": Oligarkia shqiptare po paguan për t’i hequr non-gratën Berishës

Lobimi në SHBA, kandidati i “Lëvizja Bashkë":

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, u diskutua kontrata e lobimit 6 milionë dollarë e PD në SHBA. Redi Muçi, kandidat për deputet i “Lëvizja Bashkë” të drejtuar nga Arlind Qori, tha se pas këtij financimi është oligarkia shqiptare që ndoshta shpreson të vijë Berisha në pushtet dhe ajo po paguan dhe po lobon qeverinë amerikane për të hequr non-gratën.

“Zoti Berisha e paraqet sikur duhen 6 milionë dollarë që t’i paraqitet SHBA problemet në Shqipëri.

Çfarë mesazhi politik përçon në këtë moment PD, duke dhënë një shumë marramendëse për kushtet e Shqipërisë dhe për ç’qëllim? Problematika që ka politika shqiptare, lidhet me financimin e fushatës së partive të vjetra, që janë të lidhura ngushtë me interesat e oligarkëve ekonomikë në vend, që riciklojnë të njëjtët politikanë dhe forcojnë pozitat e oligarkisë.

Kur një lider opozitar si Berisha paguan një shumë kaq të madhe në SHBA, mesazhi që përçohet është mesazhi i lobimit për të hequr non-gratën për Sali Berishës. Burimi i të ardhurave? Nëse paguan 6 mln dollarë, oligarkia shqiptare që ndoshta shpreson të vijë Berisha në pushtet, po paguan dhe po lobon qeverinë amerikane për të hequr non-gratën. Nëse problemi kryesor i shqiptarëve është non grata e Berishës, nuk më duket serioze.

Në mesazhin politik që jep është jashtëzakonisht problematik.

Dëshmon se janë parti të kapura nga oligarkia ekonomike, nuk justifikojnë asnjëherë shpenzimet e fushatës, eventualisht edhe lobimin në këto shuma”- tha Muçi.