AKTUALITET, 4 Maj 2025, 10:36

Rama ironizon opozitën në Shkodër: Na dukej tmerr kur Lul artisti thoshte 7×7=42. Tani është baraz me 6 mln

Rama ironizon opozitën në Shkodër: Na dukej tmerr kur Lul artisti

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se niveli i papunësisë në vend ka zbritur për herë të parë nën 9%, duke e cilësuar këtë si një arritje historike për ekonominë shqiptare.

Ai hodhi poshtë pretendimet se ulja e papunësisë lidhet me largimin e qytetarëve jashtë vendit, duke theksuar se të dhënat janë llogaritur mbi bazën e fuqisë reale punëtore.

“Këto janë shifrat – jemi në hall edhe me matematikën sot,” u shpreh Rama, duke ironizuar edhe opozitën dhe kontratën 6 milionë dollarëshe të lobimit në SHBA.

Për herë të parë niveli i papunësisë është nën 9%. Nuk qëndron pretendimi i tyre se është ulur pasi janë larguar njerëzit, jo është llogaritur në bazë të fuqisë punëtore.

Këto janë shifrat, se jemi në hall edhe me matematikën sot.

Ku thoshte Luli artisti 7×7=42 na dukej një tmerr i madh. Tani është 7×7=6 mln dhe ka edhe një x më pas sepse nuk dihet se çfarë ndodh më pas.

Sot kemi 2 blloqe pensionistësh, dhe ky është edhe dallimi ynë me kënetën dhe shëmbëlltyrës së asaj që gjërat nuk i sjell koha. Kur kemi marr detyrën nuk kishim sistem pensionesh, i vetmi në kontinent. Kishte sistem asistence, ishte vënë një tavan 24 mijë lekë. Të gjithë të tjerët ishin poshtë kësaj shume. Kjo ndodhi kur u shkatërrua baza industrial dhe u hodhën njerëz në rrugë e u quajtën pensionistë.

Por ajo që bëmë me reformën e 2014 është që vendosëm një sistem pensionesh mbi bazë sigurimesh. Kemi një bllok pensionistësh që janë para reformës dhe një bllok që është pas. Shumë pensionistë kanë pensione të ndryshme për të njëjtat kushte.

Me rritjen e bonuseve kemi arrë parasysh bazën e pensioneve, kemi bërë dy bonuse dhe duam t’i mbajmë sepse kemi projeksione të mira të rritjes të të ardhurave.
Kjo nuk është zgjidhja pasi kostot do të rriten, por ne do të punojmë që t’u japim të gjithëve para 2030 një pension minimalisht 200 euro"- tha Rama.