AKTUALITET, 3 Maj 2025, 20:22

Koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës,

Uvil Zajmin, si zotërues i shumë koleksioneve shprehu se është i “çmendur” pas kravatave, por a ua merrte mendja se në shtëpinë e tij ka 845 të tilla?!

Dëshira e tij për të koleksionuara kravata ka nisur shumë herët dhe është pasuruar me kohën. Në fakt ai nuk koleksionon kravata të tijat, por ato të personave të ndryshëm. Edhe pse shumë krenar për koleksionin e tij të pasur të kravatave, ai thotë se nuk është tërësisht i plotësuar pasi mungojnë kravatat e tre politikanëve të shquar në Shqipëri. Ai shprehet i vendosur se do të arrijë që të zotërojë një prej kravatave të Edi Ramës, Sali Berishës dhe Fatos Nanos.

“Mund të them shumë shkurt që në koleksionin tim të kravatave bëjnë pjesë 845 copë. Një shifër e jashtëzakonshme, për të mos thënë që para 2 javësh të fundit fare ma solli një gazetar shumë i famshëm italian, më solli një kravatë të tijën të viteve ’74. Kështu, që është ndër vite i filluar ky lloj pasioni, një ndër pasionet e mia. Nuk e kam të lehtë për t’i mbajtur. Sigurisht që në raporte pune, në raporte federate gjithmonë e kam të lidhur një eveniment me kravatën që vendos. Vetëm 3 kravata më mungojnë. Më mungon kravata e kryeministrit Edi Rama, e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe e Fatos Nanos. Do ua marr! Më kanë shpëtuar në një farë mënyre, por për t’i pasur më shumë në koleksion.”, tha ai.