TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së Sali Berisha, ka përmbyllur takimet elektorale në Vlorë. Nga Sheshi i flamurit, ai ka paralajmëruar Edi Rama duke i thënë se “je në rreth të kuq”.
Berisha gjithashtu tha se është zotuar para Ismail Qemalit se do ta largojë Ramën nga Shqipëria dhe zotimin e tij do ta mbajë.
“12 vite, ujërat e zeza nga Semani deri te Kepi i Spillesë, të gjitha derdhen në det. Nuk ka një plazh me flamur blu, ai që flet për Evropën. Vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Degradimi ekstrem i njeriut është kur beson gënjeshtrën e tij. Ky njeri mendon se mund të mashtrojë vlonjatët. Tha këtu se kemi investuar 1,230, 000,000 euro. Përralla me mbret. Vlora është pa ujë. Orikumin, që e financuam ne, është me probleme. Ky mendon se mund të bindë vlonjatët me mashtrime.
Të qëndrosh në anën e historisë është që qëndrosh në anën e vendeve të lira. Edi Rama është në rreth të kuq. Ai që u përpoq të zhdukë opozitën. U përpoq në shpirtin e Spiro Kolekës dhe Enver Hoxhës në lërë Shqipërinë pa opozitë është në rreth të kuq dhe i pashpresë. Është më i damkosur se çdo drejtues tjetër pas Lukashenkos në Europë. Në 5 muaj 4 rezoluta ndërkombëtare e shpallin Edi Ramën armik të votës së lirë, ndarkodiktar. E shpallin Shqipërinë narkoshtet. 11 maji ndaj historinë e lirisë, me historinë e dhunimit të historisë. Ora e historisë ju fton ju të qëndroni.
Edi Rama të ardhme nuk ka. Tani do t’ju rrëfej një gjë. Jam këtu në këtë shesh. Kur erdha në Vlorë që nisa lëvizjen, unë para Ismail Qemalit kam bërë një betim. Jam betuar para tij se këtë tradhtar kam për ta larguar nga Shqipëria, do ta çoj në Beograd. Do ta bëj këtë për Ismail Qemalin, për Vlorën, për Shqipërinë. Edi Rama je në rreth të kuq, fundi po të pret. Nuk mund të luash ti me të ardhmen e Shqipërisë! Fitore, fitore, fitore.”, tha ai.