AKTUALITET, 3 Maj 2025, 21:46

E rëndë në Lezhë/ Gjendet i pajetë në banesë një 28-vjeçar

E rëndë në Lezhë/ Gjendet i pajetë në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Rreth orës 21:10, në lagjen ish-SMT, Lezhë, në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi H. B., rreth 28-vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.