AKTUALITET, 17 Prill 2025, 17:20

Rama inspekton punimet në segmentin Ura e Cerenecit-Peshkopi: Shkurton distancën mes Dibrës dhe Tiranës

Rama inspekton punimet në segmentin Ura e Cerenecit-Peshkopi: Shkurton

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar segmentin Ura e Cerenecit-Peshkopi.

Sipas kreut të qeverisë, ky segment është u rëndësishëm, pasi plotëson Rrugën e Arbrit duke shkurtuar edhe më tej distancën mes Dibrës dhe Tiranës.

“Në Urën e Cerenecit – Peshkopi, një segment i rëndësishëm që plotëson Rrugën e Arbrit duke shkurtuar edhe më tej distancën mes Dibrës dhe Tiranës, e një dritare më shumë për të shijuar peizazhin fantastik që të ofron natyra dibrane”, u shpreh Rama.