AKTUALITET, 26 Maj 2025, 13:18

“Rama ia bleu votat për të poshtëruar Berishën”/ Kreu i PD kundër Kalasë për Tabakun: Ka folur pa fakte, ajo bëri fushatë intensive

“Rama ia bleu votat për të poshtëruar Berishën”/

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat, u pyet për akuzat e Adriana Kalasë në drejtim të Jorida Tabakut. Kalaja akuzoi Tabakun se asaj “ja bleu votat Rama dhe oligarkët, për të poshtëruar Berishën”.

Në lidhje me këto replika, kreu demokrat Sali Berisha tha se Kalaja ka folur pa fakte. Berisha tha se Kalaja është një luftëtare e madhe e lirisë, ndërsa vlerësoi edhe Jorida Tabakun, teksa u shpreh se ajo ka bërë një fushatë intensive.

Kreu i PD Sali Berisha: Zonja Adriana Kalaja është luftëtare e vendosur. Zonja Kalaja dhe kushdo tjetër, nuk ka të drejtë pa fakte të akuzojë ndonjë njeri. Unë vetë kam thënë se Jorida Tabaku ka bërë një fushatë intensive.