Kryeministri Edi Rama ishte sot në Dibër në një nga shkollat profesionale, teksa pozoi pranë një nxënësi, duke hapur një petë me okllai. Si duket kryeministri me nxënësin po përgadisin pica, pasi pranë shihen dhe përbërësit e tjerë.
“Mos u nxito që të mos kthehesh mbrapsht. *Shkolla Profesionale Dibër”, shkroi Rama krahas postimit të tij në rrjetet sociale.
Komentet kanë qenë të shumta, nga lavdërtimet pse investohet te shkollat profesionale, te shembulli i mirë për punën, por shumë prej komenteve janë një thirrje për autoritetet shtetërore që të masin peshën e bukës nëpër dyqane, ku abuzohet nga tregtarët.