AKTUALITET, 17 Nëntor 2023, 22:28

Ngjarja e rëndë në Itali, shoferi shqiptar tregon aksidentin tragjik që i mori jetën 29-vjeçarit

Ngjarja e rëndë në Itali, shoferi shqiptar tregon aksidentin

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 29-vjeçarit shqiptar Aldo Gjoka, pasi u përplas nga një automjet, shofer i të cilës ishte një bashkatdhetar i tij, në Itali.

Gjoka u përplas nga një automjet tip “Jaguar”, teksa po ecte me motorin e tij “Yamaha’ përgjatë rrugës bregdetare Melendugno–Otranto, pranë Torre Specchia, më 7 shtator të këtij viti. 

Dëshmia e shoferit të automjetit, Rezart Turkut, 44 vjeç, e bën historinë edhe më të trishtë.

44-vjeçari, në narrativën e tij para gjyqtares së çështjes, Anna Paola Capano, ka deklaruar se para aksidentit tragjik, ai kishte takuar babin e viktimës.

Turku është shprehur se para aksidentit të 7 shtatorit ai kishte qenë në një restorant në Ottranto. 

Pasi kishte mbaruar drekën, Turku i ishte bashkuar një grupi shqiptarësh në restorant, i “joshur” nga atmosfera patriotike.

Një ndër shqiptarët më të cilët Turku kishte biseduar dhe kaluar kohë më shumti në ato momente, kishte qenë babai i Aldo Gjokës. 

Prindi i viktimës i kishte dhënë edhe një kartëvizitë Rezerat Turkut, pasi ai dhe djali i tij punonin si murator.

I pyetur se si i përshkruan momentet post-aksident, 44-vjeçari ka deklaruar se nuk mban mend asgjë nga ngjarja pasi kishte humbur ndjenjat 3 herë radhazi, por pranoi se ishte i droguar

Sipas gjetjeve fillestare, makina po udhëtonte me rreth 120 km/h (shumë mbi kufirin prej 50 të caktuar për atë pjesë të rrugës), dhe pas rreth rrotullimit të kthesës në Via Plutone, kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas, duke goditur motorin Yamaha-s që drejtohej nga Gjoka, i cili fluturoi nga motori rreth 20 metra larg, duke përfunduar brenda kopshtit të një shtëpie.

Një përplasje e fortë, ku mjeti me dy rrota ka marrë flakë dhe Aldino ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Një dinamikë e cila gjithsesi mbetet nën vëzhgim edhe nga ekspertët e caktuar nga Prokuroria e Leçes dhe nga palët e përfshira, të cilët në javët në vijim do të duhet të japin të dhëna dhe matje planimetrike të dobishme për të hedhur dritë mbi aksidentin fatal.