TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka propozuar për kryetare të Kuvendit, Elisa Spiropalin gjatë Kongresit të PS.
Kujtojmë se Lindita Nikolla u largua nga ky post, për arsye personale.
“Do t'i propozoj grupit parlamentar që në një seancë të menjëhershme t’i japim besimin tonë Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit”, tha Rama, duke habitur edhe vetë Spiropalin, që ndodhej në sallë, por nuk kishte dijeni për këtë vendim.
Bledi Çuçi do të jetë nënkryetar i Parlamentit, ndërkohë vendin e tij si kryetar i grupit parlamentar do ta mbajë Niko Peleshi, i cili nuk do të jetë më Ministër i Mbrojtjes.
Taulant Balla nuk do të jetë më Ministër i Brendshëm dhe do të zëvendësohet nga Ervin Hoxha. Kryeministri njoftoi se Balla do të zëvendësojë Elisa Spiropalin në postin e Ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Niko Peleshi do të largohet nga posti i Ministrit të Mbrojtjes dhe do të jetë kryetar i grupit parlamentar të PS. Në vend të Peleshit, ministër i Mbrojtjes do të jetë Pirro Vengu.
Po kështu edhe ministri i Financave nuk do të jetë më Ervin Mete, i emëruar rishtazi, por ai do të zëvendësohet nga Petrit Malaj.
Kryeministri i njoftoi ndryshimet në fund të fjalës së tij në Kongresin e PS, duke habitur të pranishmit, të cilët nuk kishin dijeni për këto ndryshime dhe e gjetën veten papritur, të larguar apo të emëruar në poste të tjera.