TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy vëllezër janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur shumën prej 55 mijë eurosh dhe disa bizhuteri floriri nga një banesë në Krujë.
Në pranga janë vënë S. D., 30 vjeç, dhe S. D., 21 vjeç, (vëllezër), banues në Vlorë, ndërsa akuzohen për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.
Policia sekuestroi një automjet dhe bizhuteritë e floririt.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Vodhën shumën 55 000 euro dhe aksesorë floriri në një banesë, arrestohen dy vëllezërit.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Survejimi", nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë.
Sekuestrohen aksesorë floriri të dyshuar të vjedhur, dhe një automjet.
Specialistët për Hetim e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Survejimi".
Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit S. D., 30 vjeç, dhe S. D., 21 vjeç, (vëllezër), banues në Vlorë, për veprën penale "Vjedhja" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Dy vëllezërit dyshohet se me datë 21.07.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë në Fushë-Krujë, shumën 55 000 euro, dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Materialet i kaluan Prokurorisë.