TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, në një takim me përfaqësues të shoqatave të transportit, deklaroi se qeveria po mendon që në ditë të caktuara të javës të ndalojë përdorimin e makinave.
“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar mundësinë e shokut më të madh të furnizimit me naftë në dekada. Bota e ka kaluar në vitin 1974 këtë krizë, por ne atëherë nuk ishim pjesë e saj, ishim në bunker. Agjencia ka nxjerrë një plan me 10 pika, dy prej të cilave ne i kishim menduar, por nuk i kemi thënë sepse na hidhen në fyt".
"Do të bëjmë një mbledhje, ku do të diskutojmë që ditën e hënë ta bëjmë pa makina.
Ose të diskutojmë për tre ditë mosvajtje në punë, njëlloj si me COVID-in, por jo për infektim, por për shkak kursimi. Kjo është situata”, tha Rama.