TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij për mediat jashtë Kuvendit të Shqipërisë, u shpreh se kryeministri Rama duhet të japë llogari për vjedhjet e kryera, për të cilat tha se dënimi shkon në dekada.
“Sot vendi ka një opozitë më të fuqishme se ndonjëherë, Rama në një mënyrë i ka kohërat e numëruara, ishte në Beograd dëshmoi se Shqipërinë e do serbisht, atje do shkojë nëse lejohet. E vërteta është që duhet të japë llogari për vjedhjet monstruoze, veprat penale nuk bëjnë vite por dekada dënim për Ramën.
Opozita është në betejë me Edi Ramën kryetarja e Kuvendit është thjeshtë një instrument në duart e tij. Çdo gjë është e përcaktuar nga ai që vendosi monizmin absolut në Shqipëri”, tha Berisha.