TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia e Lirisë do të depozitojë në Kuvend këtë sesion parlamentar një projektligj për rritjen e pagës së administratës publike sa herë ka rritje ekonomike.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta shpjegoi se ky projektligj përmban edhe një mekanizëm që mbron punonjësit në rast të rritjes së çmimeve.
“Jemi edhe në çeljen e sesionit të ri të Kuvendit. Pikërisht duke i bërë të ditur se projektligji që kanë nënshkruar deputetët e Partisë së Lirisë për indeksimin e pagës së punonjësve të administratës publike do të depozitohet në Kuvend.
Qëllimi i këtij projektligji është vendosja e rregullave për të garantuar rritjen e pagës kur ekonomia ka rritje pozitive.
Parashikohet edhe vendosja e një rregulli për të mbrojtur ata nga rritja e çmimeve. Pagat nuk janë indeksuar sipas inflacionit. Paga bazë minimale mujore shërben si shkallë e pagës në të gjithë vendin”, tha Meta.