AKTUALITET, 5 Shtator 2022, 12:17

“Klubi i oligarkëve paracakton çmimet e naftës”-Alibeaj: Nesër do të dorëzojmë në Gjykatën Kushtetutese kërkesën për shfuqizimin e Bordit të Transparencës

“Klubi i oligarkëve paracakton çmimet e

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se ditën e nesërme do i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës.

Ai u shpreh se ky bord përbëhet nga një klub oligarkësh që paracaktojnë çmimet e larta të karburanteve sipas interesave të tyre.

“Shqipëria është në krye të listës për çmimet e larta të hidrokarbureve. Çmimi i naftës paracaktohet nga klubi i oligarkëve.

Dua të informoj opinionin publik se grupi i PD ka përgatitur dhe nesër do të paraqesim kërkesën për shfuqizimin e dy ligjeve për funksionin e bordit të transparencës”, u shpreh Alibeaj.