AKTUALITET, 13 Qershor 2022, 13:23

Rama do të vizitojë Kievin, takim me Zelenskyn

Rama do të vizitojë Kievin, takim me Zelenskyn

 Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e martë drejt Ukrainës.

Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë një takim me Presidentin e Ukrainës Volodomyr Zelensky.

Ukraina ndodhet nën sulmet e egra ruse që prej 24 shkurtit të vitit 2022.

Disa liderë botërore kanë vizituar Kievin në javët pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, për të shprehur mbështetjen e tyre për sovranitetin territorial të këtij vendi dhe për të dënuar ashpër sulmet e Vladimir Putinit.

Kujtojmë që Shqipëria është bashkëpenëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për konfliktin e shkaktuar nga Rusia në Ukrainë.

Disa javë më parë, Rama u pyet në lidhje me një vizitë të mundshme në Kiev, ku dha këtë përgjigje:

“Ka të tjerë para meje që meritojnë ta kenë këtë protagonizëm, mendoj se nuk është momenti që t’ju zë radhën të tjerëve. Nëse do të vinte radha, padyshim që do e pranoja këtë vizitë me respektin më të madh”.