TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të tjera detaje zbardhen në lidhje me jetën e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili mbeti i vrarë pasi mjeti i tij u hodh në erë pas një shpërthimi me eksploziv. Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar dosjen hetimore ku jepet dëshmia e të dashurës së viktimës, i cili ishte me origjinë nga Berati, por prej vitesh jetonte në Memaliaj.
Shtetasja me inicialet I.K., pohoi se jetonte me Sadikajn prej tre vitesh.
“Aleksandri zakonisht rrinte në tiranë ku ka një bar kafe në zonën e Komunës së Parisit, por shkonte dhe në Memaliaj se kishte një fermë kuajsh dhe disa shtëpi druri të cilat i përdor për turistë.
Ai shkonte çdo javë në Memaliaj pasi interesohej në lidhje me fermën. Në dijeninë e saj ajo nuk ka vënë re ndonjë gjë të dyshimtë kohët e fundit dhe as ndonjë shqetësim te Aleksi. Ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit pasi dhe bizneset po i ecnin mirë. Me sa dijeni ka ajo shprehet se Aleksandri nuk ka pasur probleme me askënd, kurse për fisin nuk ka dijeni.”, thuhet në dëshminë e vajzës në dosjen hetimore.