AKTUALITET, 13 Qershor 2022, 12:10

Nënshkruhet marrëveshja që i hap rrugë shpalljes së lumit Vjosa “Park Kombëtar”, e pranishme edhe Yuri Kim

Nënshkruhet marrëveshja që i hap rrugë shpalljes së

Është nënshkruar sot në Tiranë marrëveshja e bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe organizatës “Patagonia”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot kjo marrëveshje pritet t’i hapë rrugë bashkëpunimit për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar.

“Hapet rruga e bashkëpunimit me organizatën globale mjedisore “Patagonia”, për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar

Memorandumi i Mirëkuptimit që nënshkruhet sot, vulos një kurorëzim të pandashëm të Natyrës me Njeriun, si projekti ynë më i ri dhe më ambicioz për zhvillimin e qëndrueshëm të vizionit”, ka shkruar kryeministri Rama

E pranishme në ceremoni ishte edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila iu bashkua panelit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes.