TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pacientët që kanë nevojë për shërbim spitalor me shtretër janë rritur në vitin 2024, duke çuar kështu në rritje të kostove në buxhet. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, vërehet se dializa dhe radioterapia janë dy shërbimet që kanë njohur rritjen më të madhe në numrin e pacientëve, por edhe në financim për vitin 2024.
Në shërbimin publik dhe privat, të dy me financim nga shteti, në vitin e kaluar u realizuan 205,633 seanca me një kosto prej 12,868 lekë për seancë. Në total, shteti ka financuar 115,520 mijë lekë për shërbimin në spitalet publike dhe 1,528,516 mijë lekë për dializën në shërbimin privat. Kur flasim për radioterapinë, shohim se në vitin 2024, këtë shërbim e kanë përfituar 29,665 pacientë, me një kosto prej 3,314 lekë për pacient.
Ajo që bie në sy është se numri i pacientëve në radioterapi ka tejkaluar edhe parashikimet buxhetore. Në vitin 2024, me paketat e financuara nga shteti, kanë përfituar nga paketa e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë 10,453 pacientë. Po ashtu, 14 pacientë kanë kryer transplant veshkash dhe 4,090 janë trajtuar për kataraktën e syrit.