AKTUALITET, 15 Nëntor 2022, 18:52

Rama takon Presidentin e Azerbajxhanit: Projekte të përbashkëta në fushën e energjisë

Rama takon Presidentin e Azerbajxhanit: Projekte të përbashkëta

Kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Rama shkruan se ka zhvilluar një bisedë miqësore, por jo vetëm, pasi kanë folur edhe për projekte të përbashkëta mes dy vendeve.

Aliyev takoi edhe Presidentin Bajram Begaj.

Postimi i Ramës

Me Presidentin e Azerbaixhanit, mikun e dashur Ilham Aliev, patëm sot një bashkëbisedim si gjithmonë shumë miqësor, por edhe vërtetë të dobishëm për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, që nga nisja e programit të gazifikimit me investim të Azerbaixhanit, i cili do të nisë me një bashki që do të përcaktohet në një nga pikëkontaktet me TAP-in deri tek vendosja e piketave konkrete, për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne, e cila do t’i japë fund edhe varësisë së vendit tonë nga nafta e importit.