TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa qindra automjete shqiptare dhe të huaja ndodhen në vështirësi kalimi në pikën kufitare të Qafë Botës. Sipas burimeve lokale radha nis në doganën greke dhe po arrin afro 1.5 km.
Shkak për vonesën në dalje të territorit shqiptar është puna me ritëm të ulët në doganën greke, e cila punon vetëm me një sportel si për hyrjet edhe për daljet.
Turistët e shumtë por edhe banorët thonë se janë nën temperatura rreth 40 gradë për gati 2 orë.