TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr i madh ka përfshirë sipërfaqe të tëra pyjore me pishë, dëllinjë e sipërfaqe të tjera që përdoren nga blegtorët vendas si kullotë.
Terreni malor e bën të vështirë izolimin e flakëve që po përhapen me shpejtësi të ndihmuara edhe nga temperaturat shumë të larta.
Janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq, ndërmarrjes së Shërbimeve të kësaj bashkie, të asaj pyjore, punonjës të njësive administrative Gorë e Moglice si dhe banorë të zonës, ndërkohë që pritet edhe shërbimi zjarrfikës nga Bashkia e Gramshit.
Nga flakët deri tani janë djegur sipërfaqe jo të vogla dhe zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm.